“Euro 2024”, Buffon: Jemi kombëtarja më e nënvlerësuar, por duhet ta dini se…

13 Qershor 2024
8:06
Alfred Lleshi
back button

Tri ditë para debutimit në “Euro 2024” ndaj Shqipërisë, tek axurrët ishte dita e konferencës për shtyp e Gigi Buffon, kreut të delegacionit të kombëtares italiane në Gjermani. Ish-portieri u dërgoi një mesazh rivalëve: “Kjo është një kombëtare që ndoshta nënvlerësohet, por është shumë konkurruese, para së gjithash për shkak të thellësisë njerëzore të djemve që e përbëjnë.

Kjo është gjëja që më befasoi më shumë, ndjenja e që i përkasin kombit tonë, qëndrimi i tyre me përulësi në dispozicion të çdo orientimi që jep trajneri dhe federata. 4-5 elementë janë pjesë e elitës evropiane dhe botërore. Pastaj, futbolli është lojë grupi. Ne gjithashtu kemi individualitetin për të siguruar që mund të bëjmë mirë”.

Për qasjen personale ndaj këtij Kampionati Europian: “Prej 4-5 ditësh ndjesitë që kam përjetuar janë të ngjashme me ato kur kam luajtur vetë. Niveli i adrenalinës dhe tensionit rritet ndjeshëm në krahasim me ditët e para. Kjo sepse dua të jem në gjendje të jap kontributin tim të vogël, gjërat mund të bëhen mjaft mirë në këtë ekspeditë”.

Buffon “përkëdhel” trashëgimtarin e tij Gigio Donnarumma: “Personalisht besoj se është një pikë shumë e fortë e kombëtares sonë. Kundër Bosnjës bëri një pritje të jashtëzakonshme, me koeficient vështirësie periodike 9.9. Kjo na jep më shumë siguri, sepse e dimë se kemi një mburojë pas, edhe kur jemi në vështirësi.

Vicario është gjithashtu një portier shumë i besueshëm, po kalon një periudhë të jashtëzakonshme. Përvoja e tij në Premier League e ka bërë më të pjekur. Italia ka edhe një herë në dispozicion një pasuri talentësh të tillë, të cilat nuk i kemi parë për shumë vite”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit