Kampionati Evropian është një vitrinë themelore si për futbollistët e Kontinentit të Vjetër, ashtu edhe për skuadrat ku ata luajnë. Një hapësirë për t’u dukur edhe në funksion të sezonit të ardhshëm dhe çdo lëvizjeje transferimi që do të planifikohet në verë.
Nëse përjashtojmë Italinë, kombëtarja që ka vendosur të mbështetet më shumë te “Bel Paese” është Shqipëria, kundërshtari i parë i axurrëve në grupin B. Braziliani Sylvinho në fakt ka vendosur të thërrasë 10 lojtarë nga përtej Adriatikut, 7 prej të cilëve nga Serie A dhe 3 nga Serie B, me Empolin dhe Sassuolo ndër më të përfaqësuarit me nga dy sportistë.
Nga pikëpamja e klubeve, skuadrat italiane që u është dashur të japin një kontribut më të madh për kauzën e kombëtareve janë padyshim Interi dhe Milani, që garojnë për epërsi me nga 8 lojtarë në “Euro 2024”. Nëse në shtëpinë e zikaltërve Holanda dhe Franca kanë avantazhin me nga dy lojtarë, te kuqezinjtë spikasin tre transalpinë.
Nëse është e vërtetë që Serie A do të jetë e përfaqësuar mirë në nivel kontinental, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për skuadrat e sapo promovuara, të cilat do të shohin vetëm praninë e Parmës, me tre përfaqësues në Europian. Asgjë për të bërë nga Como dhe Venecia, të cilat do të mungojnë në kompeticionin e Gjermanisë, ashtu si Monza.
Në kombëtaret finaliste të Europianit janë edhe 12 përfaqësues nga Serie B, me Sassuolo në krye. Ekipi zikaltër, i rënë së fundi, pas më shumë se një dekade në Serie A, do të përfaqësohet nga Martin Erlic, Marash Kumbulla dhe Nedim Bajrami.
Lista e futbollistëve “italianë” me kombëtaret e tjera finaliste të “Euro 2024”:
Atalanta: Mario Pasalic (Kroaci), Berat Djimsiti (Shqipëri), Charles De Ketelaere (Belgjikë)
Bologna: Michel Aebischer, Remo Freuler dhe Dan Ndoye (Zvicër), Victor Kristiansen (Danimarkë), Lukasz Skorupski dhe Kacper Urbanski (Poloni), Stefan Posch (Austri)
Cagliari: Adam Obert (Sllovaki)
Empoli: Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli (Shqipëri), Sebastian Walukiewicz (Poloni)
Fiorentina: Nikola Milenković (Serbi), Antonin Barak (Republika Çeke)
Genova: Ruslan Malinovskyi (Ukrainë)
Inter: Yann Sommer (Zvicër), Kristjan Asllani (Shqipëri), Denzel Dumfries dhe Stefan De Vrij (Hollandë), Marko Arnautovic (Austri), Benjamin Pavard dhe Marcus Thuram (Francë), Hakan Calhanoglu (Turqi)
Juventus: Filip Kostiç dhe Dusan Vlahovic (Serbi), Wojciech Szczesny (Poloni), Adrien Rabiot (Francë), Kenan Yildiz (Turqi)
Lazio: Elseid Hysaj (Shqipëri)
Lecce: Marin Pongracic (Kroaci), Ylber Ramadani dhe Medon Berisha (Shqipëri)
Milan: Noah Okafor (Zvicër), Simon Kjaer (Danimarkë), Luka Jovic (Serbi), Tijjani Reijnders (Hollandë), Mike Maignan, Theo Hernandez dhe Olivier Giroud (Francë), Rafael Leao (Portugali)
Napoli: Piotr Zielinski (Poloni), Stanislav Lobotka (Sllovaki), Khvicha Kvaratskhelia (Gjeorgji)
Parma: Botond Balogh (Hungari), Dennis Man dhe Valentin Mihaila (Sllovaki)
Roma: Rasmus Kristensen (Danimarkë), Nicola Zalewski (Poloni), Romelu Lukaku (Belgjikë), Zeki Celik (Turqi), Rui Patrício (Portugali)
Torino: Ricardo Rodriguez (Zvicër), Nikola Vlasic (Kroaci), Vanja Milinković-Savic dhe Ivan Ilić (Serbi)
Udinese: Jaka Bijol dhe Sandi Lovric (Slloveni), Lazar Samardžić (Serbi)
Verona: Pawel Dawidowicz dhe Karol Swiderski (Poloni), Tomáš Suslov (Sllovaki)
Bari: George Puscas (Sllovaki)
Citadella: Elhan Kastrati (Shqipëri)
Cremonese: Luka Lochoshvili (Gjeorgji)
Palermo: Ionut Nedelceauru (Rumani)
Piza: Jan Mlakar (Slloveni), Marius Marin (Sllovaki)
Salernitana: Norbert Gyömbér (Sllovaki)
Sampdoria: Petar Stojanovic (Slloveni)
Sassuolo: Martin Erlic (Kroaci), Marash Kumbulla dhe Nedim Bajrami (Shqipëri)
Spezia: Adam Nagy (Spezia)
Sudtirol: Jasmin Kurtic (Slloveni)
Ascoli: Dávid Ďuriš (Sllovaki)







