EURO U-21: Italia i tregon Spanjës si luhet futboll, brezi i artë udhëhiqet nga Chiesa! (VIDEO)

16 Qershor 2019
22:59
Anton Cicani
back button

Kishte që nga viti 2006 që Italia U-21 nuk mundte Spanjën U-21, kur në fushë ishin Chiellini & Co… Por, sonte në Europianin U-21 që po zhvillohet në Itali, ka ardhur suksesi bindës dhe me përmbysje. 

Pasi talenti i Real Madridit, Ceballos, ka realizuar me një perlë, dy golat e Chiesas (talenti i Fiorentinas) dhe penalltia e realizuar nga Pellegrini pas VAR-it, i ka dhënë suksesin djemve të Di Biaggios, brez i artë dhe plot talente… Mes tyre, edhe Cutrone i Milanit, që ndryshoi lojën e Italisë U-21.

Kjo ishte ndeshja e parë në grup.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit