Janë mësuar e ekipet e para që kualifikohen për në 16 më të mirat në Europa League. Roma fiton 3-2 në “Olimpico” ndaj Porto-s, duke u kualifikuar për më tej.
Portugezët kaluan të parët në avantazh, pas një gafe të portierit Svilar, Samu realizoi në mënyrë spektakolare me gjysëm roveshatë. Verdhekuqtë përmbysën shifrat me dy gola shumë të bukur të Paulo Dybala brenda katër minutave.
Pjesa e parë mbyllet me shifrat 2-1. Verdhekuqtë e Ranierit shënuan pesë minuta para kohës së rregullt golin e tretë me Pisili, që vulosi fitoren dhe kualifikimin e Romës. Në minutën e fundit, Porto ngushtoi shifrat pas një autogoli të Rensch, por nuk kishte më kohë. SHIKO GOLAT
Në “Arena” të Bukureshtit, Steaua fitoi 2-0 ndaj PAOK. Nga një gol për secilën pjesë për rumunët, duke u kualifikuar për në raundin tjetër. SHIKO GOLAT
Ashtu si në sfidën e parë, edhe sot “lumë” golash mes Galatasaray-it dhe Az Alkmaar. Në sfidën e luajtur në Stamboll, dy ekipet barazuan në shifrat 2-2. Holandezët kalojnë më tutje pasi kishian fituar 4-1 në ndeshjen e parë në shtëpi. SHIKO GOLAT
Në sfidën tjetër mes Bodo/Glimt dhe Twente, ndodhi e pabesueshmja. Deri në minutën e 92′, rezultatit ishte 1-1, një rezultat i favorshëm për holandezët që kishin fituar një javë më parë 2-1, por norvegjezët shënuan 2 gola në 3 minutat e fundit të shtesës duke bërë përmbysjen e madhe. Festa e norvegjezëve zgjati shumë pak, pasi Twente shënoi në frymën e fundit golin e dytë, duke e çuar sfidën në kohën shtesë. SHIKO GOLAT







