“Europa League”, hidhet shorti për 1/8 finale. Lazio dhe Roma shmangin “derbin italian”

21 Shkurt 2025
13:36
Alfred Lleshi
back button

Roma dhe Lazio vazhdojnë ta mbajnë lart flamurin e futbollit italian në “Europa League”. Dy ekipet nga kryeqyteti italian do të luajnë në 1/8 finale, në ndeshjet e planifikuara më 6 dhe 13 mars.

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës zbuloi këto përballje në raundin e radhës të kompeticionit europian në fjalë:

🔹 Viktoria Plzen – Lazio
🔹 Bodo Glimt – Olympiacos
🔹 Ajax – Eintracht Frankfurt
🔹 AZ Alkmaar – Tottenham

🔹 Roma – Athletic Club
🔹 Fenerbahçe – Glasgow Rangers
🔹 Steaua Bukuresht – Lyon
🔹 Real Sociedad – Manchester United

A screen displays the result of the draw for the round of 16 of the 2024-2025 UEFA Europa League football tournament at the House of European Football in Nyon, on February 21, 2025. (Photo by Valentin Flauraud / AFP)

Rrugëtimi i mundshëm i Lazios dhe Romës

📌 Fituesja e çiftit Viktoria Plzen-Lazio do ta luajë ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve në shtëpi kundër fitueses së Bodo Glimt-Olympiacos. Nëse kualifikohet, Lazio do të luante në shtëpi edhe gjysmëfinalen e mundshme.

📌 Roma, nëse kualifikohet, do ta luante në shtëpi ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve dhe ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve.

Ja skema e plotë e çerekfinaleve të “Europa League”:

🔹 AZ Alkmaar/Tottenham 🆚 Ajax/Eintracht Frankfurt
🔹 Bodo/Glimt – Olympiacos 🆚 Viktoria Plzen – Lazio
🔹 Roma – Athletic Bilbao 🆚 Fenerbahçe – Rangers
🔹 FCSB – Lyon 🆚 Real Sociedad – Manchester United

Lajme të tjera

Lajmet e fundit