Manchester United ka marrë nje fitore të madhe në stadiumin ku do te luhet finalja e Europa League, “San Mames”, perballe Athletic Bilbao në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale: 3-0 per djemte e Amorim.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Djajtë e Kuq shënuan nëpërmjet Aljeandro Garnachos, por që u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Mirëpo, pas gjysmëore lojë, Casemiro pranoi një asistim nga Manuel Ugarte, për të kaluar Unitedin në epërsi.
Pesë minutra më vonë, Viviuan u ndëshkua direkt me karton të kuq, për të lënë Bilbaon me dhjetë lojtarë në fushë dhe një penallti e fituar për mysafirët dhe e kontestuar shumë kartonin e kuq. Bruno Fernandes u tregua i saktë nga ;pika e bardhë, për të dyfishuar rezultatin për Unitedin.
PENALLTIA E MAN UNITED – VIDEO
Në minutën e 45-të, Bruno Fernandes sërish shënoi, me Manuel Ugarten sërish asistues. Pjesa e dytë nuk solli gola, por që të dyja skuadrat patën raste të mira shënimi. Ky rezultat i shkon shumë përshtati Manchester Unitedit, që javën e ardhshme e pret Bilbaon në Old Trafford.
GOLI I BRUNO FERNANDES – VIDEO
Gjithçka është pak a shumë e lehtë për Tottenhamin e Ange Postecoglu, i cili, pavarësisht një situate shumë të vështirë në Premier League, praktikisht është me një këmbë në finalen e Europa League, ashtu si skuadra tjetër angleze në garë, Manchester United.
Spurs fituan lehtësisht ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Europa League kundër skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt, një skuadër që kishte eliminuar Lazion në çerekfinale. Në Londrën Veriore ndeshja përfundoi 3-1, me ndeshjen që ishte menjëherë në disheze falë një goli në më pak se një minutë nga Brennan Johnson.
Goli i dyfishtë erdhi në minutën e 34-të, me Bodon të paaftë për një reagim të vërtetë, veçanërisht duke pasur parasysh mungesën e lojtarit kryesor Berg: rezultati 2-0 u shënua nga James Maddison me një asist nga Pedro Porro.
Rasti i parë i ekipit norvegjez erdhi në fund të pjesës së parë, por Blomberg gjuajti lart. Gjatë 20-25 minutave të para të pjesës së dytë nuk ndodh shumë pak, përveç një goditjeje me thembër në stilin “Thuram” nga Maddison që doli jashte.
Pastaj në minutën e 62-të ndodhi episodi që dukej se i dha fund sfidës së dyfishtë: Siovold rrëzoi Romeron në zonë, Dominik Solanke u ngjit për të ekzekutuar penalltinë dhe e bëri rezultatin 3-0. Në momentet e fundit, Bodo tregoi krenari teksa shënoi golin 3-1 me Saltnes, por rezultati mbetet në favor të londinezëve duke pasur parasysh ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave në Norvegji.







