Ferguson fiton duelin me Cerrone, e bën rivalin për spital pas dëmtimit në sy

9 Qershor 2019
9:56
Telesport
back button

Fitorja e 12-të radhazi në kafaz për Tony “El Cucuy” Ferguson, që në eventin UFC-238 zhvilluar sot në Çikago mposhti me “KO teknik” në fund të raundit të dytë Donald “Cowboy” Cerrone, sfidë e vlefshme për peshën e lehtë. Dueli u ndal nga doktorët, që në fund të raundit të dytë deklaruan se Cerrone nuk mund të duelojë më, pasi syri i tij i djathtë ishte enjtur dhe rrezikonte një dëmtim më të rëndë.

Sfida ishte e vlefshme për peshën e lehtë në artet marciale mikse dhe falë këtij triumfi, Ferguson hedh kandidaturën për t’u ndeshur për titullin kampion në këtë Divizion. Me shumë gjasa, amerikani do të duelojë me fituesin që do të dalë nga përballja mes kampionit aktual Khabib Nurmagomedov dhe Dustin Poirier (zhvillohet në shtator).

Donald “Cowboy” Cerrone i demtuar ne sy

Pavarësisht se dueli u mbyll pas dy raundesh, ato 10 minuta në kafaz ishin një betejë e vërtetë, ku të dy sportistët dueluan fort. Cerrone, pavarësisht humbjes, dha disa goditje të forta në fytyrën e Ferguson, që rezistoi. Ai u kundërpërgjigj me disa grushte të fuqishëm, që dëmtuam rëndë Cerrone në sy, duke u detyruar të tërhiqet dhe pranojë humbjen pas vendimit të mjekëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit