Ky sezon i kampionatit shqiptar po rezulton i dështuar për sa u përket tifozëve, pikërisht me formulën Final 4 (ndeshjet e fundit vendimtare).
Shkallët e stadiumit nuk janë mbushur. Në asnjë ndeshje nuk është hapur kati i dytë i sektorëve të stadiumit “Air Albania”.
Egnatia-Dinamo mund të jetë me numrin më të ulët të tifozëve deri tani. Edhe interesi për Vllaznia-Elbasani ka qenë më i ulëti deri tani.







