Benfica i kë thënë këtë verë lamtumirë një perle tjetër të këtij klubi. Mesfushori Joao Neves është transferuar zyrtarisht te Paris Saint-Germain për një shumë totale prej 70 milionë eurosh.
Kjo është deklarata e klubit portugez: “João Neves mbyll një cikël që filloi në 2012 dhe fillon një fazë të re të karrierës së tij në Francë, te PSG. Pasi bëri debutimin e tij zyrtar në ekipin e parë më 30 dhjetor 2022, ai luajti 75 ndeshje zyrtare dhe ndihmoi klubin të fitonte një kampionat dhe një Superkupë, duke u bërë gjithashtu një gur themeli i ekipit kombëtar“.
Më pas vjen përshëndetja e lojtarit 19-vjeçar: “Ne e kishim vendosur këtë lamtumirë shumë kohë më parë. Ne bëmë më të mirën dhe arritëm një marrëveshje që na kënaq të gjithëve. Në aspektin financiar është pozitive për klubin dhe për mua”.
“Sigurisht që është e frikshme të dal nga zona ime e rehatisë. Këtu kam qenë shumë i dashuruar, që nga dita e parë, që kur debutova në top ligë dhe që në seancën time të parë stërvitore, nga kolegët dhe stafi”, tha Joao Neves.
“Do të iki në një vend tjetër, në një realitet tjetër dhe nuk jam ende i sigurt se çfarë do të mund të bëj, por do të përpiqem të bëj më të mirën, siç kam bërë që në fillim. Është natyra ime”, tha më tej mesfushori portugez.
“As unë dhe as familja ime nuk thirrëm askënd për të detyruar largimin tim dhe as Benfica nuk donte që unë të largohesha. Kam folur disa herë me Presidentin, kemi pasur gjithmonë të njëjtin mendim. Nuk ishte e lehtë për presidentin, ai ishte shumë emocional dhe të dy qamë pak, por transferimi im është i mirë për klubin”, tha Joao Neves.







