Inter ka vendosur që të jetë Ange-Yoan Bonny sulmuesi tek i cili do të mbështeten në të ardhmen. 21-vjeçari francez luan prej 4 vitesh në Itali dhe vjet debutoi në Serie A me Parmën, ku në 37 ndeshje realizoi 6 gola.
“Bonny? Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Ai është në listën time, të Ausilio dhe të klubit. Por sot ai është një lojtar i Parmës dhe kështu ka pak për të shtuar“, ka qenë deklarata e Beppe Marotta, presidenti i Inter.
Një deklaratë që tregon qartë interesimin që klubi zikaltër ka për talentin francez, që ka fituar garën me konkurrencën (Rasmus Hojlund). Ai që ka ndikuar është trajneri i sapoardhur Chivu, që e njeh mirë lojtarin, pasi e ka trajnuar te Parma.







