Flamurtari zyrtarizon afrimin e parë, një boshnjak me eksperiencë për Haxhiun

5 Gusht 2019
16:19
back button

Pasi emëruan Gerd Haxhiun si trajner, Flamurtari ka zyrtarizuar edhe afrimin e parë në skuadër, pas gjithë asaj furtune me lojtarë të larguar.

Semir Bajraktarevic është afrimi i parë. Është 31 vjeç dhe luan si mesfushorë qendre. Sezonin e fundit boshnjaku luajti në Kategorinë e Dytë në Izrael sezonin e shkuar, me skuadrën e Maccabi Ahi Nazareth, teksa në vitet e mëparshme luajtur edhe tek skuadra të tjera nga Izreali: Ironi Nesher fillimisht, më pas tek Petah Tikva dhe Hapoel Hadera.

Në karrierën e tij, prej vitit 2011-2016 ka luajtur në Bosnje-Hercegovinë, me skuadra si Celik Zenica, Sloboda Tuzla dhe Sarajevo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit