Flamurtari dhe Bylis dhurojnë spektakël, 6 gola të shënuar, por në fund ka paqe. Kategoria e Parë: Vetëm Laçi dhe Burreli

30 Gusht 2025
18:33
Telesport
back button

Flamurtari-Bylis, sfida hapëse e javës së dytë të Superiores ka dhuruar spektakël, por në fund nuk ka pasur asnjë fitues. Sfida e luajtur në “Adush Muça” në Ballsh, pas dakordësisë së arritur mes dy klubeve, për shkak se në stadiumin e Flamurtarit po bëhen ende punime.

Vlonjatët  e nisin shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e pestë. Oshafi pengohet brenda zonës, arbitri kryesor i takimit, Enea Jorgji, jep 11-metërsh, aty ku Burard tregohet i saktë. Në minutën e 22-të, Flamurtari dyfishon shifrat me golin e Maksutit, pas një topi të gjatë në zonë nga Lorenc Trashi.

Ballshiotët nuk demoralizohen dhe reagojnë direkt, duke ngushtuar shifrat me golin e Ualison në minutën e 25-të. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 2-1 për vlonjatët. Në fillim të pjesës së dytë, Bylis barazon shifrat  me Mouctar në 46′.

Trashi dhe Maksuti përsërish skenën e golit të dytë dhe kombinojnë bukur ems tyre, duke i dhënë avantazhin 3-2 Flamurtarit në minutën e 65-të. 4 minuta më pas Bylis barazon sërish me Ualison. Rezultati përfundimtar 3-3.

Sot pasdite, janë luajtur edhe disa nga ndeshjet e Kategeorisë së Parë, ku kanë mbizotëruar barazimet. Laçi fiton 3-1 ndaj Kastriotit dhe kryeson momentalisht me pikë të plota 6. Burreli fitoi 2-0 ndaj Kukësit. Në 3 sfidat e tjera, pati “paqe”. Apolonia barazoi në fund 1-1 në Fier ndaj Luftëtarit. Në dy sfidat e tjera, Iliria-Pogradeci dhe Korabi-Besa mungoi goli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit