Flamurtari godet në merkato, afron një mbrojtës grek

1 Shtator 2019
10:40
Eraldo Harlicaj
back button

Flamurtari ka goditur në merkato, pasi ka zyrtarizuar marrëveshjen me Georgios Sarris. Mbrojtësi grek është një futbollist me vlera, por karriera e tij nuk ka shkuar siç ka dashur sidomos në vitin e fundit. Ai ka dështuar në Rumani me Petrolulin, ndërsa 6 muajt e parë të sezonit ishte pa ekip. 

29-vjeçari ka pranuar transferimin te vlonjatët, pasi do të kapë formën e tij më të mirë dhe të synojë sërish tregun europian. Sarris ka një marrëveshje burrërore me administratorin Sinan Idrizi që nëse vjen ndonjë ofertë e rëndësishme në janar, ai do ta lërë të largohet. 

Mbrojtësi është një përforcim shumë i spikatur për vlonjatët, ndërsa nuk dihet forma e tij fizike. Greku ka luajtur në ekipe të rëndësishme në Superligën e Greqisë, pasi ka veshur fanellën e AEK-ut, apo Ergotelis-it. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit