Janë mbyllur takimet e javës së 16-të të Superligës në basketboll për femra, një kampionat gjithnjë e më shumë nën diktatin e Flamurtarit. Vlonjatet taashmë janë shkëputur 6 pikë nga ndjekëset, duke siguruar matematikisht vendin e parë në sezinin e rregullt.
Në ndeshjen e fundit, Flamurtari fitoi 88-54 ndaj Studentit, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi“. Sfida ishte një formalitet për vlonjatet, që u shkëputën që në pjesën e parë 56-24. Brisker me 24 pikë e Cluse me 23 pikë ishin dy shënueset më të mira për Flamurtarin.
Po në “Asllan Rusi”, ekipi i Tiranës fitoi 69-66 ndaj Partizanit në derbi. Një ndeshje e ekuilibruar shumicën e kohës, me të dyja ekipet që rivalizuan fort. Evans realizoi 19 pikë për Partizanin, por që s’mjaftuan, ndërsa për Tiranën u dallua Enisa Qosja me 21 pikë.
Superliga-Femra, java e 16-të
Studenti – Flamurtari, 54-88
Partizani – Tirana, 66-69
Vllaznia (pushim)
Renditja: Flamurtari 26 pikë, Tirana 20 pikë, Partizani 20 pikë, Studenti 15 pikë, Vllaznia 12 pikë.







