Flamurtari “leksion” Partizanit edhe në kampionat e nis shkëputjen, Studenti mund Vllazninë

31 Janar 2026
17:41
Telesport
back button

Pas triumfit në mesjavë, ekipi i Flamurtarit mundi sërish Partizanin, këtë herë në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superligës në basketboll lpër femra, luajtur në “Asllan Rusi“.

Një përballje disi e ekuilibruar në pjesën e parë (43-35 për vlonjatet), ndërsa në 20 minutat e dyta vjen shkëputja e ekipit mik. Dyshja Harvey-Gedeon realizoi 48 pikë për Flamurtarin.

Po në kryeqytet, Studenti mundi 68-64 Vllazninë, dy ekipe që luajnë për një vend në play off. Një ndeshje me hope, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e hera tjetra.

Në fund, kryeqytetaset arritën të triumfojnë falë 23 pikëve të Marina Pëllumbi, mbështetur edhe nga Kellogg me 15 pikë. Për Vllazninë nuk mjaftuan 25 pikët e Rreshpja.

Superliga-Femra, java e 12-të

Studenti – Vllaznia, 68-64

Partizani – Flamurtari, 53-89

Tirana (pushim)

Renditja: Flamurtari 22 pikë, Partizani 17 pikë, Tirana 16 pikë, Studenti 12 pikë, Vllaznia 11 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit