Flamurtari në ajër, dorëzohet dhe “gjenerali”

29 Qershor 2019
13:32
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk kanë fund problemet në Vlorë dhe duket se e ardhmja do të jetë krejtësisht e paqartë. Skuadra është shkrirë dhe në fund është dorëzuar dhe trajneri Ilir Daja. 

Ky i fundit bëri një sezon heroik me bregdetarët, por tashmë nuk ka më motiv dhe arsye për të qëndruar. Ekipi iu largua, rroga nuk ka dhe skuadra mund të futet pa objektiva.

Mediet lokale në Vlorë bëjnë me dije se tekniku nuk do të qëndrojë më duke besuar në fjalët e administratorit Sinan Idrizi. Ai do të largohet dhe po sheh një mundësi më të mirë për veten. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit