Flamurtari ngec me Lushnjen, sqarohet dhe situata me Busicin

9 Janar 2019
14:48
Eraldo Harlicaj
back button

Flamurtari po zhvillon fazën përgatitore në Vlorë dhe nuk ka udhëtuar jashtë vendit. Situata te vlonjatët nuk është më e mira e mundshme, pasi problemet e zakonshme me vonesat e pagesave kanë kapluar ekipin vlonjat. Stafi teknik me në krye trajnerin Ilir Daja dhe lojtarët titullarë vazhdojnë me profesionalizëm duke punuar për gjysmën e dytë të kampionatit dhe iu besojnë fjalës së administratorit Sinan Idrizi për t'u shlyer. 

Të mërkurën skuadra vlonjate ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Lushnjen. Një takim që u mbyll me rezultatin 1-1. Goli për skuadrën vlonjate u shënua nga Ribaj, ndërsa për lushnjarët shënoi Dervishi. Vlonjatët e nisën sfidën me Koliçin në portë, Siljanovskin, Allën. Pollozhanin dhe Kotobellin në mbrojtje, ndërsa në mesfushë Mustafa, Useini dhe Batha. Sulmi iu besua Torasës, Cales dhe Mustës. 

Trajneri Daja mori kohë për të zëvendësuar të gjithë ekipin dhe për t'u dhënë mundësi të gjithë lojtarëve për të luajtur. Ribaj u aktivizua nga stoli dhe shënoi dhe golin e vetëm të bregdetarëve. Klubi informon tifozët dhe për arsyen që ka munguar Tomislav Busic. Ky i fundit nuk ka qenë i grumbulluar , pasi po kryen stërvitje në palestër, së bashku me Veliun dhe Beqjen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit