Flet kampioni i botës: Coronavirus desh më mori babanë

19 Maj 2020
9:56
Telesport
back button

Abdulmanap Nurmagomedov, babai i Khabib Nurmagomedov, kampionit të botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, është jashtë rrezikut për jetën. Khabib ka konfirmuar se babai i tij, që pak ditë më parë ishte në gjendje kome, ka qenë i sëmurë me Covid-19, por tashmë është drejt shërimit.

Virusi vdekjeprurës ishte shkaktar i gjendjes së rëndë shëndetësore të babait tim”, tha Khabib për mediat ruse. Babai i tij është ende në spital, por tashmë gjendja e tij shëndetësore është më mirë.

Rreth 20 vetë nga familja ime u prekën nga coronavirus dhe kanë qenë nën kujdesin shëndetësor. Edhe unë kam qenë i detyruar të qëndroj gjatë në izolim. Babai im është ende në spital, pasi pati edhe probleme me zemrën gjatë kësaj periudhe që u prek nga coronavirus”, tha Khabib.

Dua të falënderoj njerëzit që më kanë mbështetur dhe ndihmuan babain tim të shërohej. Kujdesuni për veten, të jeni të shëndetshëm”, tha Khabib Nurmagomedov.

View this post on Instagram

🤲

A post shared by Khabib Nurmagomedov (@khabib_nurmagomedov) on

Lajme të tjera

Lajmet e fundit