Flet talenti spanjoll që luan në Premier: Të gjithë futbollistët ëndërrojnë te veshin fanellën e Real Madrid

11 Prill 2025
12:01
Telesport
back button

Emri i mbrojtësit 19-vjeçar spanjoll Dean Huijsen është lidhur shpesh me Real Madrid javët e fundit. Fakt të cilin dhe ai vetë nuk e fsheh.

Madje mbrojtësi i Bournemouth konfirmon se të luajë me fanellën e “los blancos” mbetet një dëshirë ende e parealizuar.

Në një intervistë me “Chiringuito”, ai u shpreh: “Një nga miqtë e mi më të ngushtë më dërgoi një artikull për Real Madrid”.

Më tha që të shkoja në Madrid. Nuk e mohoj që është një klub i madh. Çdo lojtar dëshiron të luajë në klubin më të madh të mundshëm“, tha Huijsen.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2030 me Bournemouth, klub ku u transferua nga Juventus verën e kaluar. Ai ka realizuar 2 gola në 25 ndeshje në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit