Foda drejt Arabisë Saudite pa nisur kualifikueset e Kosovës? Vjen deklarata e presidentit Agim Ademi

12 Qershor 2025
22:23
Telesport
back button

Klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe, Al-Wahda, ka hyrë në negociata të avancuara për të emëruar gjermanin Franco Foda, 59 vjeç, si trajnerin e ri të ekipit.

Foda është aktualisht në krye të ekipit të Kosovës dhe ka përvojë të gjerë si trajner në futbollin evropian. Foda po bën një punë të mirë te “Dardanët”, të cilët janë pak para fillimit të kualifikimeve të Kupës së Botës.

Al-Wahda synon të forcojë stafin teknik me përvojë ndërkombëtare, ndërsa ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Fodës dhe për projektin e ri të klubit nga Meka. Dhe lidhur me këtë temë, kreu i FFK-së, Agim Ademi, ka sqaruar gjithçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është afër largimit nga pozicioni i tij në ekipin tonë kombëtar, dua të informoj publikun se as unë, si President, dhe as FFK si institucion, nuk kemi marrë ndonjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër.

“Foda aktualisht ka detyrime kontraktuale me ne dhe presim që këto detyrime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese të Kupës së Botës, drejt së cilës ne ecim me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”, shkroi Ademi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit