Franca bën detyrën ndaj Norvegjisë, Senegali me fitore të thellë ndaj Irakut dhe mban ende shpresat gjallë (video)

26 Qershor 2026
22:59
Telesport
back button

Kanë përfunduar dy ndeshjet e treta dhe të fundit të grupit I për Kupën e Botës 2026. Në sfidën e luajtur në Massachusetts mes Norvegjisë dhe Francës, “Gjelat” fituan me rezultatin 1-4.

Protagonisti kryesor ishte Ousman Dembele me një tregolësh të shënuar në pjesën e parë. Golin e vetëm për norvegjezët e shënoi Thelo Aasgaard, në minutën e 21-të.

Në fillim të pjesës së dytë, Norvegjia humbi një shans të mirë për të ngushtuar shifrat. Jorgen Larsen humbi penalltinë, e shkaktuar pas një faulli në zonë nga Theo Hernandez. Në minutat shtesë, ishte radha e Desire Doue për të gjetur golin. Sulmuesi shënoi me kokë pas asistit që mori nga Bradley Barcola. Rezultati përfundimtar 1-4 për Francën, që mbyll grupin në vend të parë me 9 pikë. Norvegjia mbetet e dyta me 6 pikë.

SHIKOGOLAT

Në sfidën tjetër të grupit të luajtur në Toronto, Senegali fitoi 5-0 ndaj Irakut dhe e mbyll grupin me 3 pikë, por ka ende shpresa për t’u kualifikuar në fazën tjetër, si një nga tetë ekipet e treta më të mira.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit