FSHF TV, nisin diskutimet për risinë e Federatës Shqiptare të Futbollit

26 Qershor 2025
17:41
Telesport
back button

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh në “Shtëpinë e Futbollit” dhe u miratuan disa vendime të rëndësishme.

Në fushën e investimeve, u vendos ndërtimi i dy fushave të reja në Durrës, një pranë shkollës “Bernardina Qeraxhia” dhe fusha tjetër në Katund të Ri.

Komiteti miratoi edhe projektin për pajisjen me uniforma të reja për arbitrat dhe akademinë e arbitrimit.

Diskutimet përfshinë edhe çështje administrative, si organizimi i ndeshjeve të ardhshme të Kombëtares, programet e edukimit dhe për kanalin televiziv FSHF TV. Ky i fundit pritet të jetë një risi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit