Fury injoron Usyk, bën gjestin e papritur në takimin “ballë për ballë” me ukrainasin (video)

17 Maj 2024
9:05
Telesport
back button

Konferenca për shtyp mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, vetëm dy ditë para duelit të madh që do të zhvillohet më 18 maj në Riad të Arabisë Saudite, pati disa surpriza. Një prej tyre është momenti kur boksierët dolën “ballë për ballë”.

Tyson Fury nuk u kthye nga Usyk, duke qëndruar me fytyrë nga publiku, ndryshe nga ukrainasi që u kthye në drejtim të britanikut. “Ai është një tip i frikshëm”, tha Fury për “Sky Sports” kur u pyet pse nuk u përball “sy më sy” me Usyk.

“Unë jam këtu vetëm për t’u çlodhur tani dhe për të pritur derisa të futem në ring të shtunën mbrëma. Të gjitha bisedat kanë mbaruar, të gjitha intervistat kanë përfunduar. Unë jam vërtet i relaksuar dhe i fokusuar”, tha Tyson Fury.

Pas asaj që ka qenë një ndërtim i furishëm, intensiv dhe herë pas here i shëmtuar, pak fjalë u shkëmbyen gjatë konferencës së fundit për shtyp. Dy boksierët e pamposhtur do të përballen për të unifikuar titujt kampionë në peshën e rëndë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit