Galliani “bekon” Allegrin te Milani: “Kam shumë besim tek ai”. Pastaj flet për Ancelotti dhe Gravina

13 Qershor 2025
7:40
Alfred Lleshi
back button

“Më mungojnë takimet tona në Arcore, hyja duke ecur dhe dilja duke fluturuar”. Dy vite pas ndarjes nga jeta të Silvio Berlusconit, Adriano Galliani ka folur në një intervistë për “Corriere della Sera”: “Cili është mësimi më i madh që më ka lënë? Bujaria. Por mbi të gjitha, përulësia. Silvio e përshëndeste njësoj si George W. Bush edhe personin më të thjeshtë”.

Galliani foli edhe për mikun e tij Massimiliano Allegri, tashmë trajner i Milanit: “Kam shumë besim tek ai, do të ketë një sezon pa kompeticione europiane. E kemi parë edhe me Interin së fundi; Champions League sjell shumë para, por në të njëjtën kohë të konsumon shumë energji”.

Ancelotti në Brazil është prova se ai ka pasur intuitë të mirë për trajnerët: “Do të thoja se është certifikimi i asaj se si Silvio Berlusconi u mësoi lojtarëve dhe trajnerëve të tij si të sillen në jetë”.

Një mendim edhe për krizën që është hapur në futbollin italian: “Angazhimet e shumta të klubeve, padyshim që kanë ndikuar në paraqitjet sportive. Italianët ishin më të lodhur se norvegjezët. Megjithatë, Gravina nuk është përgjegjës për rezultatet e kombëtares, por ka përgjegjësi për drejtimin politik të sistemit në tërësi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit