Gimenes dhe Walker me probleme, Milan me mjaft dilema në prag të ndeshjes me Udinese

9 Prill 2025
10:51
Telesport
back button

Kur duhen edhe dy ditë që të luhet ndeshja ndaj Udinese në kampionat te Milan ka mjaft dilema në lidhje me skuadrën që do të zbresë në fushë. Ndeshja e fundit ka sjellë disa lajme jo të mira për trajnerin Conceiçao.

Ruben Loftus-Cheek, i rikuperuar nga apendiciti akut i pësuar disa orë para ndeshjes kundër Napoli dhe Emerson Royal, nuk luan që nga janari, janë ende jashtë dhe të padisponueshëm. Kësaj liste i janë shtuar edhe Santiago Gimenez e Kyle Walker, dy përforcimet e merkatos së janarit.

Meksikani ende ndjen dhimbje në krah, çka ishte arsyeja e zëvendësimit të tij kundër Fiorentinës. Nuk kishte nevojë për analiza të mëtejshme apo MRI, por stafi mjekësor kërkon kujdes, ndaj prania e tij në fushë është në dyshim. Ndaj Udinese pritet që në fushë të jetë titullar Tammy Abraham bashkë me Jovic.

Kyle Walker nuk do të jetë në fushë pasi pësoi një frakturë në bërrylin e djathtë. “Për të arritur një shërim më të mirë dhe për të optimizuar kohët e rikuperimit lojtari iu nënshtrua operacionit të osteosintezës së olekranit në Milano. Operacioni ishte një sukses i plotë. Kyle do të fillojë menjëherë rehabilitimin“, tha klubi kuqezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit