Berat Gjimshiti ka qenë në konferencën e sotme për shtyp përkrah trajnerit Sylvinho, një ditë para ndeshjes me Andorrës. Kapiteni paralajmëron shokët se nuk ka ndeshja të lehta dhe iu kujton barazimin 2-2 që mori njëherë Andorra në fushën tonë.
“Nesër do të jetë ndeshje tjetër, ndryshe nga ajo ndaj Anglisë. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Të gjithë duhet të jenë të përqendruar. Ne letër mund të duket e lehtë, por në fushë do jetë ndryshe.
Kanë një përparësi që kanë të njëjtin trajner prej shumë kohësh dhe janë të njëjtët lojtarë. Janë të përgatitur fizikisht. Luajnë në mbrojtje. Duhet të arrijmë t’i fusim në duele individuale me sulmuesit tanë që të krijojnë hapësira dhe mendoj se ky do të jetë kyçi për të fituar nesër ndaj tyre.
Në futboll në çdo ndeshje e ke presionin. Është një presion ndryshe nga ai që kishim ndaj Anglisë. Nesër jemi ne favoritë. Duhet të mësohemi me këtë presion. Kam qenë edhe unë kur na barazuan 2-2 në Shqipëri, na shënuan në dy raste me dy kundërsulme. I dimë vështirësitë, por do të jemi gati”, tha Gjimshiti.







