Goretzka nuk rinovon, Bayern gjen pasuesin! Është vetëm 17 vjeç

14 Nëntor 2025
16:19
Telesport
back button

Bayern nuk beson më te Leon Goretzka, i cili në verë do të largohet me parametra zero.

Klubi bavarez po shqyrton mundësinë për të transferuar mesfushorin e Anderlecht, Nathan De Cat, i cili është vetëm 17 vjeç.

Disa klube të mëdha po e ndjekin këtë talent, sidomos Borussia Dortmund. De Cat është një nga objektivat e preferuar të verës për Eberl dhe Freund.

Trajneri Kompany, duke qenë se është belg, pritet të ndikojë te ky djalosh i talentuar. Ai ka kontratë me Anderlecht deri në vitin 2027 dhe vlerësohet 8-10 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit