Pas gjashtë ndeshjeve pa fitore, Manchester City i Pep Guardiola po përgatitet të përballet me ndeshjen e madhe të Premier League, btë në fushën e Liverpool, ditën e dielë. “Ne duhet të pranojmë situatën e vështirë që po përjetojmë”, tha Guadiola.
“Gjithsesi, duhet të ecim përpara në kohë të mira dhe të këqija. Jemi në dhjetor, kemi ende shumë e shumë muaj përpara dhe shumë objektiva për të konkurruar. Ne duhet të mësojmë, të mësojmë, të mësojmë”, tha tlajneri spanjoll.
“Suksesi më i madh është numri i herëve që ngriheni në këmbë kur bini pas disfatave. Nuk ka rrugë tjetër. Në situatën tonë është joreale të mendosh për qëllime të mëdha. Ne do të kthehemi në të qenit vetvetja. e di. Por nuk e di kur”, tha Guardiola.
Më tej, ai shtoi: “Edhe vjet në dhjetor nuk ishte realiste të fitonim titullin, por rikuperuam ndaj Arsenal. Sot par sot Liverpool është në formë të mirë dhe është i fortë në të gjitha repartet. Në situatën në të cilën ndodhemi, me kaq shumë ndeshje radhazi, nuk ka rëndësi se çfarë ndodh të dielën”.
“Një rezultat pozitiv nuk do të ndryshonte asgjë. Humori do të ishte më i mirë, por tre ditë më vonë ne luajmë kundër Nottingham Forest dhe duhet t’i dëshmojmë vetes se mund ta konfirmojmë veten. Duhet të jemi solidë dhe të qëndrueshëm. Fitorja e vetëm një ndeshje nuk do të ndryshojë momentin e skuadrës”, tha Guadiola.