Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka mbetur i kënaqur nga fitorja 5-1 që “citizens” arritën në kampionat ndaj Burnley. Edhe pse shënuan pesë gola, për trajnerin spanjoll fitorja nuk ishte aspak e lehtë.
“Ju e dini që në Premier nuk ka ndeshje të lehta. Në të gjitha paraqitjet e tij, Burnleykishte bërë ndeshje shumë të forta, por ne shënuam pesë gola. Gjithçka shkjoi shumë mirë, Përveç ndoshta 10 deri në 15 minuta kur humbëm ritmin për të luajtur”, tha Guardiola.
“Pjesa e dytë, që nga minuta e parë, ishte shumë ndryshe. Jam shumë i kënaqur me ndeshjen që luajtëm. Premier League është shumë e vështirë. Që nga ndeshja me United, fryma jonë është shumë, shumë më e mirë”, tha trajneri spanjoll.
Në fund, ai shtoi: “Nëse nuk luajmë mirë, ne mbrohemi si grup. Solidariteti është përtej të jashtëzakonshmes. Ne arritëm një rezultat të mirë”.







