Guardiola: Po e luajmë çdo ndeshje si një finale të Champions për të shkuar në Champions

14 Prill 2025
12:07
Telesport
back button

Trajneri Pep Guardiola thotë se Manchester City po i trajton ndeshjet e tyre të mbetura këtë sezon në Premier League si finale të kupave. Skuadra e “citizens” po përpiqet të sigurojë një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Aktualisht, City është në vendin e pestë në kampionat pas fitores 5-2 ndaj Crystal Palace. “Çdo ndeshje është një finale. Ne duhet të fitojmë shumë ndeshje për t’u kualifikuar sepse Chelsea, Newcastle dhe Aston Villa janë të përfshira në këtë garë”, tha Guardiola.

Por edhe Nottingham e Fulham janë atje, kështu që ka shumë skuadra. Kjo e bën të detyrueshme fitoren e çdo ndeshjeje. Nëse dëshirojmë të jemi në Champions League, duhet të fitojmë pothuajse të gjitha ndeshjet”, shtoi trajneri spanjoll.

Guardiola tha se lëndimet ishin kryesisht fajtorë për performancën nën nivel të City këtë sezon: “Arsyeja kryesore, dhe e kam thënë shumë herë, është se nuk kemi pasur lojtarë. Kemi pasur shumë lëndime dhe me këtë kontigjent është e pamundur”.

Në çdo sport kolektiv, kur lojtarët e rëndësishëm nuk luajnë, skuadrat nuk janë të njëjta. Ne nuk mund të ishim të njëjtë me kaq shumë dëmtime dhe në momente të caktuara, kur na duhet shpirti për të luftuar, nuk kemi energji”, tha Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit