Habit Poirier: Revanshi me Conor çështje biznesi, jo për hakmarrje

24 Nëntor 2020
12:33
Telesport
back button

Më 23 janar do të zhvillohte eventi UFC-257, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë irlandezi Conor McGregor dhe amerikani Dustin Poirier. Dy sportistët kanë dueluar edhe 5 vite më parë mes tyre, me McGregor që fitonte lehtësisht.

Ndaj, kjo përballje e dytë që do të zhvillohet në Abu Dhabi (fight island) është një revansh, një mundësi e mirë për Poirier për t’u hakmarrë. Gjithsesi, amerikani nuk mendon se do të ngjitet në kafaz për t’u hakmarrë, por e konsideron këtë sfidë si një duel të mirë për të bërë parà.

Tani kemi shumë më tepër eksperiencë se sa disa vite më parë, kur dueluam mes nesh. Asokohe kisha ende shumë emocione edhe spe doja që ta fitoja atë sfidë. Sot jemi më të pjekur dhe ju garantoj se kjo sfidë do të jetë krejt ndryshe”, tha Poirier.

Nuk e mohoj që këtë herë dua ta mposht me çdo kusht, të befasoj botën. Por në fund të fundit ky sport është edhe biznes, ndaj shpresoj të zhvillojmë një duel të mirë për fansat”, tha Poirier.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit