Holanda bën “poker” ndaj Estonisë, Wijnaldum prenoton topin për në shtëpi

19 Nëntor 2019
22:30
back button

“Tulipanët” e udhëhequr nga trajneri Koeman kanë reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme pas atij barazimi pa gola të 3 ditëve më parë në transfertë ndaj Irlandës së Veriut, teksa udhëheqin me fitoren 4-0 në shtëpi ndaj Estonisë, kur kanë kaluar vetëm 79’ minuta lojë.

Në fakt është i papërmbajtshmi Wijnaldum, që në pasi zhbllokoi shifrat që në minutën e 6 dhe pas dyfishimit të Ake në të 19’, ka realizuar golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Holandën në minutën e 66’, duke përfituar nga një gafë e mbrojtjes estoneze.

Kur ora shënonte minutën e 79’ të lojës, ishte sërish Wijnaldum që shënoi golin e katërt për “Tulipanët” dhe të tretin personal në një ndeshje që rezultati dhe golat kanë vetëm efekt statistikor, pasi kualifikimi i Holandës për në finalet e Euro 2020, u vendos që në ndeshjen e ndaj Irlandës së Veriut, ndërsa vendi i parë në grupin C është pronë e Gjermanisë që gjithashtu fiton me goleadë ndaj irlandezëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit