Holandë, vendim revolucionar nga ana e federatës

4 Gusht 2020
20:32
Denis Hakanaj
back button

Ajo që ka ndodhur në Holandë është revolucionare për botën e futbolli të femrave, po jo vetëm. Federata, në fakt, ka lejuar një atlete të re të luajë bashkë me skuadrën e meshkujve.

Në kombëtaren e Holandës pranohen deri në moshën 19 vjeç skuadrat e përziera, por pas asaj moshe futbollistet ose i bashkohen një klubi femrash, ose mbeten në kategorinë e përzier B. Ajo që ka përfituar nga ky rregull i veçantë ka qenë Ellen Fokkeme, futbolliste e Foarut.

“Është fantastike të vazhdoj të luaj për Foarut. Kam qenë në ekip me këto djem që nga mosha pesë vjeç dhe do të ishte për të ardhur keq të mos bashkohesha me ata sezonin e ardhshëm”.

“Nuk e kam idenë si do të funksionojë, por jam shumë e lumtur që do të jem pjesë e këtij eksperimenti”, ka thënë Fokkeme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit