Honda në telashe, Marquez dhe Lorenzo përfundojnë në sallën e operacionit

4 Dhjetor 2018
17:29
Telesport
back button

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për skuadrën Honda, pasi të dy pilotët e saj për vitin 2019, kampioni i botës në fuqi Marc Marquez dhe piloti i sapoardhur Jorge Lorenzo i janë nënshtruar brenda 24 orëve të fundit operacionit. Lorenzo ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e djathtë, për të rikuperuar shqetësimet pas frakturës, ndërsa Marquez ka operuar shpatullën e majtë, që i ka dalë disa herë vendit gjatë këtij sezoni.

Të dyja këto ndërhyrje kirurgjikale u kryen tani, në mënyrë që pilotët të keni mundësi të rikuperojnë nga operacioni dhe të jenë gati në muajin shkurt, kur nisin testet e para zyrtare për vitin 2019 (6-8 shkurt, në Sepang). Honda shpreson që pilotët të jenë gati gjatë asaj periudhe dhe të testojnë motorin e ri, në një duel të fortë mes tyre për titullin kampion sezonin e ardhshëm në Moto GP.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit