“Hoqi qafe” Lorenzo-n, kampioni i botës fton në skuadër vëllanë e tij

18 Nëntor 2019
9:56
Telesport
back button

Jorge Lorenzo zhvilloi në Valencia garën e fundit të karrierës së tij. Piloti 33-vjeçar spanjoll vendosi të tërhiqet përfundimisht nga sporti dhe garat e Moto GP, duke lënë një vend bosh te motor kampion Honda. Gjithsesi, ky vend bosh duket se nuk do të qëndrojë i tillë për shumë gjatë.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se te motor Honda pritet të vijë Alex Marquez, vëllai i Marc Marquez. Alex u shpall këtë sezon kampion bote në Moto 2 dhe ka shumë shanse të garojë në Moto GP sezonin tjetër. Ai që sponsorizon këtë transferim është Marc Marquez.

Unë nuk vendos asgjë, çdo pilot duhet ta meritojë të garojë me Honda apo në Moto GP”, u shpreh Marc Marquez, kampion bote në Moto GP. Kandidatë për të zënë vendin e Lorenzo te Honda janë edhe Johann Zarco, Fabio Quartararo dhe Jack Miller, por duket s eAlex Marquez është në “pole”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit