Humbi titullin, ikona e UFC-së pranë tërheqjes nga sporti

20 Gusht 2019
8:42
Telesport
back button

Daniel Cormier, ish-kampion bote në peshën e rëndë, titull të cilin e humbi ditën e diel në duelin ndaj Stipe Miocic, mund të tërhiqet nga sporti. 40-vjeçari deklaroi se mosha që ka nuk e lejon më të jetë si dikur edhe pse ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Nuk e di nëse do të vazhdoj të dueloj apo jo. Është një vendim që do ta marr pa u nxituar. Do të flas me skuadrën time, me familjen time dhe do të vendosim”, tha Cormier, që një vit më parë e pa mundur Miocic në sfidën e parë mes tyre.

Duke folur për sfidën e humbur ndaj Miocic, ai tha: “Është një humbje e vështirë për t’u pranuar. Nëse do të vazhdoj të dueloj do ta bëj vetëm me një qëllim: Të dueloj sërish ndaj Miocic dhe t’;i rrëmbej titullin dhe jo për parà”.

Humbja ndaj Miocic erdhi për shkak se nuk dëgjova këshillat e trajnerit tim, që më thoshte të përdorja më shumë teknikat e mundjes se sa ato të goditjes. Bëra një gabim, ndërsa Miocic bëri korrigjimet e tij gjatë duelit dhe ia doli mbanë. Më vjen keq për fansat”, tha Cormier.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit