Humbja e Gjermanisë, Hoeness sulmon Low: Nuk e kuptoj pse ka ndryshuar…

1 Prill 2021
15:30
Denis Hakanaj
back button

Uli Hoeness nuk ka kursyer as Gjermaninë dhe as trajnerin Joachim Loë pas humbjes së papritur kundër Maqedonisë.

Një paraqitje e shëmtuar që nuk është pëlqyer aspak nga ish-presidenti i Bayern Munich, i cili e ka komentuar me fjalë të ashpra skuadrën.

“Sinqerisht nuk e kuptoj aspak, po ndryshon një sistem të suksesshëm pa asnjë arsye dhe po krijon rrëmujë”, ka thënë Hoeness për Low.

“Veçanërisht në mbrojtje ku ka zgjedhur një skemë me tre lojtarë dhe jo katër. Në sulm nuk është krijuar asgjë. Gjithë euforia ime për kombëtaren është zhdukur”, kanë qenë deklaratat e ish-drejtuesit të Bayern për RTL.

Gjermania mban vendin e tretë në grupin e fazës kualifikuese për Katar 2022.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit