Taulant Xhaka shfaq gjithmonë probleme me ruajtjen e nervave dhe pezullimet kanë qenë thuajse gjithmonë refren i karrierës së tij.
Së fundmi ka ardhur një tjetër ndëshkim për mesfushorin shqiptar të Kosovës, i pezulluar me një ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Zvicerane të Futbollit.
Arsyeja është mënyra sesi ai festoi titullin kampion. Xhaka akuzohet se përdori fjalor ofendues ndaj skuadrave rivale, ndërsa mbajti edhe lëndë piroteknike.
34-vjeçari ka vendosur të mbyllë karrierën e tij si futbollist aktiv, por i duhet edhe të bëjë rreth 18 orë punë në komunitet si pjesë e dënimit nga Federata.







