Nga Turqia vjen një lajm i bujshëm për Torinon. Klubi i “granatave” raportohet se ka kontakte me Mauro Icardin për një rikthim të mundshëm të tij në Serie A. Sulmuesi argjentinas, 32 vjeç, është aktualisht me Galatasaray, ku luan që nga sezoni 2022-2023 dhe ka shënuar 66 gola në 96 ndeshje. Këtë sezon ka luajtur vetëm 3 ndeshje si titullar, por ka realizuar 5 gola.
Presidenti i klubit turk Dursun Ozbek deklaroi se “rinovimi nuk është në tavolinë aktualisht”, ndërsa Icardi do të kthehej me kënaqësi në Itali, ku ka realizuar 219 gola, përfshirë 29 gola në sezonin 2017-2018 me Interin. Agjenti i tij e ka propozuar te disa klube, përfshirë Torinon, dhe drejtuesit e “granatave” po e shqyrtojnë si mundësi. Trajneri Baroni do të përfitonte nga një sulmues si Icardi, duke plotësuar mungesën e golave (7 gola në 5 ndeshje për ekipin aktual).
Një takim me agjentin është planifikuar për janarin, ndërsa sfida kryesore mbetet pagimi i rrogës, aktualisht 6 milionë euro neto te Galatasaray, megjithëse Icardi mund t’i ulë kërkesat financiare për rikthim në Itali. Nëse ndodh, dy kuqezinjtë tanë, Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani, do të bëhen shokë skuadre me sulmuesin e njohur argjentinas.







