Igli Tare për Itali-Shqipëri: Ju tregoj avantazhin e vetëm të kombëtares së Spallettit

13 Qershor 2024
7:42
Alfred Lleshi
back button

I intervistuar për “La Gazzetta dello Sport”, Igli Tare, ish-drejtori shqiptar i Lazios, ka folur përpara ndeshjes së të shtunës mes kombëtares së Sylvinhos dhe Italisë. “Kam parë paraqitjet e fundit… Italia është më me përvojë, ky është avantazhi i saj i vetëm. Për sa i përket cilësisë së skuadrës, ne mund të luajmë në kushte të barabarta, nëse e menaxhojmë mirë faktorin emocional. Në këto ndeshje duhet entuziazmi i duhur, jo i tepruar, sepse mund t’ju bllokojë”.

Çfarë nuk ju ka bindur në ndeshjet e fundit miqësore të Italisë kundër Turqisë dhe Bosnje-Hercegovinës?
Unë shoh diçka që mungon për sa i përket lojës, por mund të rritet gjatë rrugës.

Cili do të jetë lojtari vendimtar i Italisë në Kampionatin Evropian?
Gianluca Scamacca. Jam kurioz, mund të jetë surpriza e këtij Europiani nëse konfirmon formën e dy muajve të fundit.

Si e shikoni duelin e tij me Berat Djimsitin, bashkëlojtarë tek Atalanta?
E shoh që Djimsiti do ta fitojë, ai është mbrojtës shumë i mirë.

Çfarë solli trajneri Luciano Spalletti tek axurrët?
Mentalitetin dhe besimin e fituesit, pas titullit të fituar me Napolin. Ai di si t’i sjellë ekipet e tij në nivelin e duhur, në kohën e duhur. Pastaj do të ketë një figurë themelore si Gianluigi Buffon përkrah tij.

A është e vërtetë që Shqipëria, kur përballet me Italinë e shumëfishon energjinë e saj?
Absolutisht po. Kjo është një ndeshje speciale për shqiptarët, e shtuna do ta tregojë më së miri. Për Shqipërinë është vetëm Kampionati i dytë Europian, pas atij të vitit 2016. Një emocion shumë i thellë, në Dortmund do të shihni 70% të stadiumit me flamuj shqiptar. Edhe unë do të jem atje.

Pra, nuk e shihni Italinë kaq të favorizuar?
Unë them jo, edhe duke pasur parasysh paraqitjet e fundit. Italia është më me përvojë, ky është avantazhi i saj i vetëm. Për sa i përket cilësisë së skuadrës, Shqipëria mund të konkurrojë në mënyrë të barabartë nëse menaxhon mirë faktorin emocional.

Asllani, Ramadani, Bajrami shihen titullarë të mundshëm. A mund ta bllokojnë ata “motorin” e mesfushës së Italisë?
Ne do të kemi nevojë për një ndeshje perfekte në dyja fazat e lojës, të luajmë ngjeshur dhe të mos lejojmë asnjë hapësirë. Do të jenë vendimtare edhe duelet një kundër një.

Njeriu ekstra i Shqipërisë?
Publiku, tifozët kuqezinj.

A është i drejtë ndryshimi i Italisë në 3-4-2-1?
Duke pasur parasysh karakteristikat e Bastonit dhe Calafiorit, mund të jetë një surprizë e mrekullueshme. Ky formacion mbrojtës, me një mesfushë produktive dhe dy anësorë shumë të shpejtë, më duket ide e mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit