Igli Tare: Të drejtosh Milanin është një objektiv për këdo, nder të punosh për një klub prestigjoz

12 Maj 2025
9:28
Telesport
back button

Milan është një objektiv për të gjithë. Të punosh për një klub historik dhe prestigjioz si ky do të ishte një nder“.

Kështu u shpreh Igli Tare gjatë një interviste për “La Stampa”, duke folur për mundësinë që të bëhet drejtori i ardhshëm sportiv i klubit kuqezi.

Gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj vendin tim dhe, njëkohësisht, të jem shembull për shumë italianë”, deklaroi drejtori i njohur sportiv që bëri mjaft emër në këtë detrrë te Lazio.

Në fund ai tha: “Jam gjysmë italian. Kam gjysmën e jetës që punoj këtu, kam pasaportë italiane dhe e mbaj me krenari”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit