Inter gjen sulmuesin e ri në Francë, 24 mln euro për Marseille plus 4 mln euro të tjera bonuse

22 Prill 2025
17:20
Telesport
back button

“Footmercato” raporton se Inter ka gjetur sulmuesin e ri për sezonin e ardhshëm. Klubi zikaltër ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Luis Henrique, sulmuesin 23-vjeçar që luan me Marseille.

Për të bindur brazilianin, Inter i ka ofruar një kontratë 5-vjeçare dhe një rrogë normalisht më të madhe sa ajo që merr aktualisht në Francë. Pasi ka arritur dakordësinë me sulmuesin, Interi do të nisë bisedimet me Marseille, ku propozimi i zikaltërve është 24 milionë euro plus 4 milionë të tjera bonuse.

Klubi francez pritet të japë “ok”, ndaj dhe Luis Henrique mund të quhet përforcimi i parë i Interit për sezonin e ardhshëm. Për brazilianin interesohej edhe Bayern Munich, por dëshira e brazilianit është të veshë fanellën e Inter-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit