Inter në telashe, pas Thuram edhe Lautaro Martinez braktis kombëtaren i dëmtuar

20 Mars 2025
9:01
Telesport
back button

Pas Marcus Thuram, i kthyer nga kampi stërvitor i Francës për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme të kyçit të këmbës, në Milano do të rikthehet edhe “binjaku” i tij, sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez.

Pas mungesës së stërvitjes me kombëtaren e Argjentinës, lojtari iu nënshtrua testeve që konfirmuan problemin muskulor. “Sulmuesi Lautaro Martinez do të mungojë për ndeshjet e marsit për shkak të një dëmtimi muskulor”, thuhet në deklaratën e kombëtares së Argjentinës.

Kështu, Lautaro do të rikthehet sot ose nesër në Milano dhe do të vlerësohet dita-ditës për të kuptuar shkallën e problemit edhe në kuadër të angazhimeve të ardhshme të skuadrës së Inzaghi, duke nisur nga ndeshja ndaj Udinese kur të rifillojë kampionati.

Kapiteni i Inter ishte nisur për në Amerikën e Jugut i lodhur. Mjekët e kombëtares argjentinase donin që ai të humbiste ndeshjen e parë kundër Uruguait dhe më pas ta përdornin kundër Brazilit, por testet në këmbën e tij të majtë zbuluan një problem, i cili tani do të duhet të ekzaminohet në thellësi me stafin e Inter.

Në rast lodhjeje do të mjaftonin disa ditë pushim, ndërsa një dëmtim i shkallës së parë zakonisht detyron një ndalesë dhjetë ditore. Për një dëmtim të shkallës së dytë do të flitej për 15-20 apo edhe më shumë ditë pa stërvitje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit