“Inzaghi ka aftësi të dukshme, edhe lojtarët e tij kanë bërë një punë të shkëlqyer deri tani, me një ecuri që në muajt e parë të Champions-it ishte qetësuese”. Kështu është shprehur Rafael Benítez për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajner i Interit, Napolit, Liverpool-it dhe Real Madridit.
“Fitorja në ndeshjen e parë ka një peshë të vetën, nuk mund të injorohet apo të minimizohet. Ajo i vendos zikaltërit në një situatë avantazhi, pa asnjë diskutim. Por është gjithashtu e vërtetë që duhet të rifillojnë nga e para, të shmangin mendimin se mjafton thjesht të menaxhosh avantazhin 2-1. Jemi përballë dy skuadrave gjigante”.
Kë do të zgjidhte si lojtar simbol? Vetëm një për secilën skuadër…
Do të ishte një padrejtësi për shumë të tjerë, ndaj do të më vinte vështirë. Interi ka Lautaro dhe Thuram në fazën e finalizimit, por edhe një Barella fantastik dhe Çalhanoglu magjik në fazën organizative, si dhe mbrojtësit e krahut që lënë gjurmë. Bayerni nuk është vetëm Kane, nuk kufizohet tek shkëlqimi i Sané apo ai i Olise, të cilët gjithsesi e dinë si ta ndryshojnë ndeshjen, apo tek aftësia e jashtëzakonshme e Kimmich dhe Goretzka.
Nuk do të ketë momente pushimi (frymëmarrjeje) ndeshja e kthimit…
Nuk besoj se Bayerni do të sulmojë verbërisht. Bavarezët janë të vetëdijshëm se cilësia e lojtarëve është një garanci. Një gol, nëse duan, mund ta gjejnë me durim. Por me këtë Inter, për mua duket shumë e vështirë. Thellësia e skuadrës së Inzaghit është e jashtëzakonshme, por më shumë akoma është natyrshmëria me të cilën mbron. Kush kalon më tej, mund të ketë dyshimin, apo bindjen, se ka nivelin për ta fituar Champions-in.







