Interi donte Joao Felix? Marotta qartëson situatën: Asnjë negociatë…

11 Shkurt 2025
9:07
Alfred Lleshi
back button

A ishte Joao Felix pranë Interit, para se të transferohej te Milani? Sulmuesi portugez, në një konferencë për shtyp, konfirmoi interesimin e zikaltërve, por Giuseppe Marotta, në një intervistë për DAZN, para ndeshjes me Fiorentinën, e mohoi një tratativë konkrete me Chelsea për të.

“Joao Felix tha që e kemi kërkuar? Kemi vlerësuar disa emra në merkato, por nuk kemi nisur asnjë negociatë. Nuk e kemi thelluar interesin tonë, edhe pse e respektojmë lojtarin. Kemi vendosur të vazhdojmë me sulmuesit që kemi”, – deklaroi Marotta.

Marotta mbrojti zgjedhjet e skuadrës së tij në repartin ofensiv: “Ne jemi sulmi më i mirë i Serie A, kështu që nuk kemi ndonjë problem me golat. Ndeshja e së enjtes ishte një përjashtim, ku krijuam shumë pak raste. Nuk është një problem i madh, ndoshta thjesht duhet të jemi më të përqendruar në disa situata, kur jemi në avantazh”.

Duke analizuar humbjen e rëndë në Firence, Marotta përmendi lodhjen si një faktor ndikues: “Absolutisht, po. Nuk ka asgjë për ta kritikuar skuadrën apo trajnerin. Periudha ka qenë psikologjikisht dhe fizikisht e lodhshme. Nuk është një justifikim, pasi kjo ndodh me të gjitha ekipet. Duhet të jemi më të zotë dhe ta shndërrojmë këtë vështirësi në forcë. Kalendari është i ngarkuar, por duhet të përshtatemi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit