Egjipti barazoi me Iranin 1-1 në ndeshjen e fundit të grupit G. Në sfidën tjetër të këtij grupi Belgjika fitoi 5-1 ndaj Zelandës së Re.
Në sfidën e luajtur në Seattle mes Egjiptit dhe Iranit, një gol i anulluar në shtesë për iranianët ka ngjallur polemika të mëdha. Në rast se goli s’do të ishte anulluar, Irani do të kishte fituar 1-2 dhe do të renditej në vendin e dytë.
Një ndër shumë figurat që ka dalë kundër arbitrave të këtij takimi dhe mbi të gjitha kundër VAR-it është Zlatan Ibrahimovic.
Duke folur për Corriere dello Sport, suedezi shprehu zhgënjimin e tij të thellë me mënyrën se si teknologjia po e ndryshon lojën e futbollit.
“Pikërisht për këtë arsye njerëzit po humbasin besimin te VAR. Ata na thonë se është aty për të rregulluar gabimet e qarta dhe të dukshme, megjithatë vazhdon të krijojë polemika masive në skenën më të madhe të futbollit. Kjo është plotësisht e papranueshme”, tha Ibrahimovic.
Suedezi akuzoi gjyqtarët për vjedhjen e një ëndrre të një populli të tërë. Ibrahimovic zbuloi se i pa përsëritjet disa herë dhe mbeti plotësisht i pabindur nga rezultati i arbitrimit.







