Ish-kampioni në kafaz pas tri vitesh: Më mungonte adrenalina, gati për titullin e ri

22 Shkurt 2023
12:50
Telesport
back button

Jon Jones, ish-kampioni i botës në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg) në artet marciale mikse  do të rikthehet në kafaz pas 10 ditësh. Ai do të duelojë ndaj Ciryl Gane për titullin vakant të peshës së rëndë në eventin UFC-285, që zhvillohet më 4 mars në Las Vegas, Nevada.

Jones (26 fitore, 1 humbje e 1 duel pa rezultat) nuk duelon prej tri vitesh dhe konsiderohet si favorit për t’u shpallur kampion edhe në Divizionin e ri për të. Për 35-vjeçarin ky është një debutim në peshën e rëndë, ndaj ai premton se në kafaz do të shohim një version të ri të këitj luftëtari.

U largova për disa vite pasi nuk isha i kënaqur me pagën time. Gjithashtu, në peshën e mëparshme nuk kishte më konkurrencë dhe po filloja të luftoja me djem si Reyes, i cili kishte ëndërruar të luftonte me mua që nga universiteti dhe ai ishte relativisht i panjohur për publikun e gjerë. Pra, doja vetëm më shumë”, tha Jon Jones.

Doja të isha sërish nervoz. Doja të kisha përsëri frikë. Mendoj se frika është e shëndetshme dhe tani jemi në këtë pozicion. Divizioni i peshave të rënda nuk ka qenë kurrë më i frikshëm se tani dhe unë jam i lumtur që jam në mes të tij. Do të shihni në kafaz një luftëtar që nuk e keni parë kurrë më parë”, tha Jon Jones.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit