Ish-kapiteni i Kroacisë flet për Euro 2024: Jemi konkurrues, pritshmëritë janë të mëdha

13 Qershor 2024
8:44
Telesport
back button

Darijo Srna, ish-mbrojtësi i djathtë dhe kapiteni historik i Kroacisë, natyrisht do të mbështesë vendin e tij në Euro 2024. Aktualisht drejtori sportiv i Shakhtar Donetsk, golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e kombëtares dha një intervistë për “Four Four Two”.

Për shanset e Kroacisë, në Grupin B, ku janë edhe Spanja, Italia dhe Shqipëria, ai shprehet: “Ne gjithmonë besojmë te Kroacia, kam besuar edhe se mund ta fitonim Europianin që u zhvillua në Austri dhe Zvicër”.

Në futboll kemi arritur rezultate të mëdha në vitet e fundit dhe prandaj pritshmëritë janë të mëdha. Jemi konkurrues”, komenton Srna.

Duke folur për Luka Modric, ai shtoi: “Luka është me të vërtetë një lojtar i veçantë dhe një person i jashtëzakonshëm, në nivel personal dhe profesional, një shembull që të gjithë duhet ta ndjekin. Është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në pozicionin e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit