Ish-kampionia e botës: E rigjeta pasionin, do të dueloj sërish në kafaz

14 Nëntor 2019
10:46
Telesport
back button

Ish-kampionia e botës në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg), Rose Namajunas, përmes një interviste për ESPN ka bërë me dije se do të rikthehet në kafaz vitin e ardhshëm. ajo nuk duelon që prej majit të këtij viti, kur humbi titullin ndaj Jessica Andrade, në eventin UFC-237. Ajo deklaroi asokohe se nuk do të duelonte më, por duket se pas 6 muajsh ka ndërruar mendje.

Rose Namajunas

Do të dueloj sërish. Ky sport është një nga ata që më emocionon më shumë se çdo gjë tjetër. Asokohe e humba pasionin për të dueluar në artet marciale mikse, por tani e rigjeta pasionin. Humbja e titullit më krijoi mjaft probleme, por tani jam gati të dueloj sërish”, tha Namajunas, 8 fitore e 4 humbje në UFC në karrierën e saj. Ajo pritet të rikthehet në kafaz vitin tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit