Ish-kampionia e botës: Pas atij dueli humba shikimin për disa ditë

30 Mars 2020
17:06
Telesport
back button

Ish-kampionia e botës në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg), sportistja polake Joanna Jedrzejczyk, ka konfirmuar se pas duelit të humbur me kinezen Weili Zhang ka kaluar momente të vështira. Kjo përballje është konsideruar si një nga duelet më të bukura të historisë së arteve marciale mikse për femra.

32-vjeçarja polake dueloi në eventin UFC-248 (7 mars) dhe për shkak të dëmtimeve të shumta në kafaz ka rrezikuar të humbasë shikimin. Fytyra e saj pas asaj sfide ishte një pamje horror, por tashmë situata është përmirësuar ndjeshëm.

Dje bëra një kontroll mjekësor dhe pashë se situata është shumë më mirë. Përdorëm disa mjekime për të rikuperuar sa më shpejt. E urrej veten që përfundova në atë mënyrë, por ky është çmimi që duhet të paguajmë”, tha Jedrzejczyk.

Pas asaj sfide pata probleme në kokë, nuk shihja për disa ditë. Bëra disa rreze X, ultratinguj, gjithçka. Bëra ndërhyrje plastike dhe disa mjekime në sy. Tani jam mirë, shoh si më parë. Jam prapë e çmendur për të dueluar pas atij dueli, por jam mirë”, tha kampionia polake.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit